Jemi zyrtarisht në 2024. Këtë vit shumë nga ju e nisën me shpresën dhe qëllimin për të pasur një shëndet më të mirë.
Për t’ju ndihmuar sjellim disa këshilla nga dietologë të ndryshëm nga e gjithë bota.
Këto këshilla mund t’i ktheni në zakone të shëndetshme duke filluar që tani.
Thuajini “jo” dietave
Sidomos pas periudhës së festimeve të fundvitit, shumë dieta kufizuese rikthehen si një metodë për rezultate të shpejta.
Këtë vit provoni të shmangni ngrënien intuitive dhe llogaritjen kalorive.
Përpiquni të përqëndroheni më shumë në shenjat që trupi ju jep.
Kjo do t’ju ndihmojë të jeni më në sinkron me trupin tuaj dhe të ndiheni më pak të stresuar nga kontrollimi i kalorive.
Krijoni një pjatë shumëngjyrëshe dhe të ekuilibruar
Mundohuni që në gjysmën e pjatës tuaj të ketë fruta dhe perime shumëngjyrëshe.
Ndërsa në një të katërtën e saj të ketë drithëra (bukë, makarona, oriz). Dhe në pjesën e mbetur të ketë proteina (mish pule, peshk, vezë, fasule).
Largohuni nga ekrani
Zgjidhni të konsumoni të paktën një vakt në ditë, larg nga erkani i celularit, kompjuterit dhe TV.
Shpërqëndrimi mund të bëjë që të konsumoni më shumë ose të prishni ritmin e ngrënies, duke ndikuar kështu tek tretja.
Përpiquni të vlerësoni ushqimin duke gjetur kohë për ta shijuar atë
Mundohuni të krijoni një lidhje më të thellë me ushqimin që keni përpara dhe provoni të angazhoni të gjitha shqisat tuaja ndërsa hani.
Kështu do të ndërtoni një marrëdhënie më të shëndetshme me ushqimin.
Mos e eleminoni sheqerin
Të gjithë flasin për eleminimin e sheqerit nga regjimi ushqimor, por ky privim mund t’ju bëjë të dështoni.
Mënyra më e mirë është të zëvendësosh ëmbëlsirat me opsione që kanë më pak sheqer.
Përshembull, ju mund të zëvendësoni çokollatën e zakonshme me çokollatë të zezë ose me një që përmban më pak sheqer; akulloren me kremin e këndshëm të bananeve të ngrira; kosin e ëmbël me kosin e thjeshtë të mbushur me manaferra të freskëta. Mundësitë janë të pafundme!
Ruani perimet e grira në ngrirje për t’i përdorur gjatë
Kjo është një mënyrë e shpejtë dhe e thjeshtë për të ngrënë më shumë perime duke eleminuar larjen, qërimin ose copëtimin.
Një përzierje kaq të thjeshtë me perime, ju mund ta shtoni lehtësisht tek supa, sallata ose ta konsumoni si një pjatë shoqëruese.
Mos anashkaloni vaktet
Të kosmushosh diçka midis vakteve dhe t’i ekuilibrosh vaktet gjatë gjithë ditës, mund të të ndihmojë të qëndrosh energjik dhe të shmangësh ngrënien e tepërt.
Provoni receta të reja
Sfidoni veten duke mësuar një recetë të re në javë.
Linku: https://easylifeaddict.com/ways-to-get-healthy/
Foto: Freepik.com