Michael Bolton zbulon se u diagnostikua me tumor në tru.
Këngëtari 70-vjeçar tha se do të marrë një pushim të përkohshëm nga turneu ndërsa të rikuperohet.
Këngëtari Michael Bolton zbuloi se ishte diagnostikuar me një tumor në tru pak para festave dhe iu desh t’i nënshtrohej një operacioni të menjëhershëm.
Ai përmes një postimi në rrjetet sociale ka thënë se operacioni ka qenë i suksesshëm dhe se po shërohet në shtëpi me familjen e tij.
Bolton, i cili është 70 vjeç, tha në postimin se “do t’i kushtojë kohën dhe energjinë time rikuperimit tim, që do të thotë se do të më duhet të bëj një pushim të përkohshëm nga turneu”.
Ai tha se është “gjithmonë gjëja më e vështirë” për të zhgënjyer fansat e tij, “por nuk kam dyshim se jam duke punuar shumë për të përshpejtuar rikuperimin tim dhe për t’u rikthyer së shpejti në performancë.”
Bolton tha se do të japë përditësime për situatën kur të jetë e mundur.
Linku: https://www.nbcnews.com/pop-culture/celebrity/michael-bolton-was-diagnosed-brain-tumor-holidays-rcna132604
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/michaelbolton/