Alzheimer nuk është një sëmundje e vetme, por ekzistojnë të paktën 5 forma të ndryshme të saj. Zbulimi i fundit nxjerr në pah veçoritë që ka secila dhe që mund e duhet te kurohen me trajtime të ndryshme e specifike.
Puna kërkimore mban firmën e Universitetit të Amsterdamit që e ka publikuar zbulimin në revistën shkencore Nature Aging. Konsiderohet mjaft i rëndësishëm veçanërisht për kërkimet dhe eksperimentet për medikamentet për kurim, pasi deri më sot kjo është arsyeja që shumë nuk kanë funksionuar pasi janë testuar mbi pacientë me variantin e gabuar.
Ndryshimet mes llojeve të Alzheimer janë në disa faktorë, ku renditen sasia e proteinave te sintetizuara, funksionimi i sistemit imunitar, problemet në qelizat që janë përgjegjëse për lëngun cerebrospinal, por edhe shpejtësia e avancimit të sëmundjes. Autoret e studimit theksojnë se edhe ilaçet që mund të funksionojnë për njërin nga variantet, janë të dëmshëm për një tjetër.
Linku: https://medicalxpress.com/news/2024-01-biological-variants-alzheimer-disease.html
Foto: Freepik.com