Elia Zaharia prej kohësh ka qëndruar e tërhequr nga daljet publike teksa lajmet për ndarjen nga Princ Leka kanë bërë shumë zhurmë.
Princ Leka nga ana tjetër flitet se është në një lidhje me fotografen e tij dhe pse janë parë disa herë së bashku nuk ka ende një konfirmim zyrtar nga ana e tyre.
Ndërsa Princ Leka dhe fotografja Blerta Celibashi po jetojnë romancën e dashurisë Elia ka “ndëshkuar” çiftin indirekt duke i hequr të dy nga rrjetet sociale.
Elia Zaharia dhe Blerta Celibashi ndiqeshin në Instgram, pasi dikur kanë qenë mikesha. Duket se përveç martesës me Princin, Elia i ka vënë kapakun edhe miqësisë me fotografen.
Kujtojmë se divorci i Princ Lekës dhe Elia Zaharias erdhi pas 7 vitesh martesë dhe rreth 1 dekade historie dashurie ku kanë dhe një vajzë.
Linku: https://www.instagram.com/elia.zaharia.zogu/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/elia.zaharia.zogu/