Home Lifestyle Meditimi para pasqyrës, metoda e guximshme që të përball me emocionet
Meditimi para pasqyrës, metoda e guximshme që të përball me emocionet
0

Meditimi para pasqyrës, metoda e guximshme që të përball me emocionet

0
0

Sa herë del para pasqyrës dhe diskuton me veten ose mendon për imazhin që sheh? Sa herë të ndodh të shihesh në pasqyrë dhe t’i dalësh përballë emocioneve të tua?

Me siguri, goxha rrallë ose asnjëherë, duke marrë parasysh standardin e bukurisë të vendosur nga moda dhe çdo platformë online. Në këtë rast, pasqyra mund të kthehet në armikun tënd më të madh me një gjykim strikt të fshehur dhe ti do t’i shmangesh se të duket sikur asgjë nuk është mirë tek ti.

Dr. Tara Well, profesoreshë e psikologjisë në Barnard College of Columbia University, ka ndërtuar një metodë për të rifituar besimin te vetja dhe të qenit në kontakt me botën e brendshme.

E mirënjohur për librin “Mirror Meditation”, ajo të këshillon se si të largosh kritikat që i bën vetes dhe ta duash më shumë atë. Në këtë mënyrë ke më shumë kontroll mbi emocionet e tua dhe je në kontakt më të mirë me veten.

Meditimi para pasqyrës, metoda e guximshme që të përball me

Të parit në pasqyrë: Kur është majftueshëm dhe kur të dëmton?

Sipas neuroshkencës, është e rëndësishme për trurin të ketë kontakt me fytyrën dhe ta njohë atë. Ky kontakt duhet për të kuptuar mimikat dhe emocionet më mirë, në këtë mënyrë, çdo individ është në kontroll më të mirë të vetes dhe të reagimeve ndaj të tjerëve. Problemi lind kur ndërveprimi me pasqyrën bëhet delirant, sepse krahasimi me standardet e shoqërisë të ndalon të shohësh të vërtetën siç është. Kjo mund të çojë në një gjëndje psikologjike të rënduar që quhet ‘dismorphia e trupit’.

Një mënyrë si të bëhesh familjar me imazhin tënd është duke bërë më shumë foto të vetes.

Sa i përket kohës, nuk ka shifra që vendosin për kohën që duhet të kalosh duke parë veten në pasqyrë, rëndësi ka të bësh kujdes me imazhin që sheh të pasqyruar.

Meditimi para pasqyrës, metoda e guximshme që të përball me

Si funksionon meditimi para pasqyrës?

Nise duke i kushtuar pak minuta vetes që ta shohësh në sy para një pasqyre. Ky gjest kaq i thjeshtë është shumë i fuqishëm dhe të ndihmon të lidhesh me pjesët më të thella të vetes. Të jesh vetëm me mendimet e tua brenda një dhome për disa minuta mund të duket e frikshme, por të ndihmon të organizosh mendimet, të vendosësh prioritete dhe të marrësh vendime.

Linku: https://betterhumans.pub/how-to-boost-your-self-compassion-with-mirror-meditation-da4114415f20

Foto:Freepik.com

tags: