Haxhi Zeneli është një nga zërat më të dashur të muzikës popullore shqiptare. Këngëtari numëron një sërë projektesh të cilat kanë bërë histori në zhanerin e muzikës popullore. Së fundmi ai ka ardhur me një tjetër projekt interesant që rrallë e ndeshim në ditët e sotme.
Kënga ka natyrë patriotike ku iu dedikohet dy shkrimtarëve të spikatur shqiptar. Projekti titullohet Fan Noli e Faik Konica, Rreze te Diturisë.
Këngëtari jo pa qëllim zgjodhi këtë muaj, për të publikuar këngën e rradhës. Për arsyet e kësaj zgjedhje ai shprehet kështu:
E zgjodha, për t’i kujtuar ata të cilët na inspiruan dhe ushqyen me atdhedashuri edhe pse larg atdheut të tyre, ata nuk pushuan asnjëherë duke punuar për atdheun e tyre.
Kjo këngë ju kushtohet dy figurave të ndritura të kombit tonë:Fan Nolit dhe Faik Konicës. Si inspirim i të gjithë atyre patriotve të kombit, pasuan edhe angazhimet e mëdha, siç janë edhe ato të Marsit që kanë prodhuar shumë ngjarje historike të pas luftës së Dytë Botërore.
Kronologjia e ngjarjeve të Marsit fillon që nga demostratat e studentëve të 11,27 Marsit 1981, pastaj nga aty orteku vinte e zmadhohej çdo ditë, deri tek beteja e lavdishme e 5, 6 dhe 7 Marsit në Prekazin legjendar të Ahmet Delisë e të Tahir e Nebih Mehës, të Hamzë dhe Adem Jasharit me babai e tyre Shabanin, e deri tek UÇK-ja. Marsi ka shumë, ka edhe Korçën, Ditën e Mësuesit, kemi edhe 8 Marsin, ditën e Nënës ,e në veçanti të Nënës Shqiptare, të nënave që përkundën djepat dhe rritën heronjt e kombit.
Lavdi të gjithë atyre që sakrifikuan për Kombin Shqiptar!
Kënga e tij dhe pse ka pak ditë është përqafuar nga ndjekësit për mesazhin e veçantë që përciell.
Linku:
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/haxhi_zeneli?igsh=dDV4YmZjd3VvajEz