Home ShowBiz Linja e jetës së Graciano Taganit sjell emocione të forta në studion e Big Brother
Linja e jetës së Graciano Taganit sjell emocione të forta në studion e Big Brother
0

Linja e jetës së Graciano Taganit sjell emocione të forta në studion e Big Brother

0
0

Graciano Tagani është një nga balerinët më të spikatur në vendin tonë. Prej kohësh ai është bërë pjesë e spektaklit vip ku ka pasur një rrugëtim me ulje- ngritje.  Ai ka zbuluar linjën e tij të vështirë të jetës që nga fëmijëria.

Balerini tregoi se ema e tij e solli në jetë në moshën 16 vjeçare dhe babi i tij kishte varësi ndaj alkoolit sa nuk mundi të shikonte asnjë shfaqje të tij në skenë.

‘Kur linda unë mami ishte 16 vjeç, prindërit u divorcuan kur isha 3 muajsh, babi nisi alkoolin. Fëmijëria ime ka qenë shumë e ndrydhur, i thoja mamit mos më bli patetinë, çokollatë sepse e doja shumë baletin, nuk dilja të lozja, dy tre herë që kam dalë më kanë tall që ik mos loz, ik se je balerin, fjalët e sime më më thoshin mos u dorëzo, më dha forcën për t’i parë gjërat ndryshe, me gjithë këto vite babi ishte i largët, e kam pasur ëndërr që im atë te vinte të më shikonte në shfaqje, unë mami dhe nëna jetonim në shtëpi së bashku dhe vjen policia dhe thotë dilni nga shtëpia, ngelëm në rrugë.

Im atë ka dy tre varësi, nuk e gjykoj, as ai nuk desh mos të ishte me mamin afër, ai sot e kësaj dite është vetëm, unë i çoj darkën, do t’i thoja pavarësisht të gjithave unë jam krenar për ty dhe më vjen shumë keq. Prindërit nuk i zgjedhim dot.

Gjithë ky pozitivitet dhe gjithë ky formim është prej asaj. Është njeriu më i rëndësishëm në botë. Më ka mësuar në jetë që nëse gabon nuk është problem, e vështirë është të ngrihesh. E mbaj mend që dhe kur zija ndonjë shoqe, ja thoja asaj. Jam me fat që e kam dhe Zoti të ma ruaj, e Zoti e bekoftë për çdo ditë që më ka dhënë energji”, tha Graciano pas klipit të jetës së tij.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=Ox77uFbGW5A

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/C3eMJC-o463/?img_index=1

tags: