Juli dhe Egla që në fillime të Big Brother Vip janë përplasur keq me njëri-tjetrin.
Egla dhe pse është një nga aktoret më të komentuara jetën e saj private është siguruar ta mbajë hermetike.
Ajo pak javë më parë deklaroi se është e plotësuar dhe e lumtur në sferën sentimentale. Kaq ka mjaftuar për të ngjallur kuriozitetin e ndjekësve dhe vetë banorëve për partnerin e aktores.
Juli në një bisedë me Eglën ka dashur të zbulojë më shumë rreth partnerit të aktores.
Egla është shprehur se është super e dashuruar por nuk ka preferuar të zbulojë më shumë.
Egla: “Jo duhet të kesh informacion sepse po pyet gjithë kohës. Jam super e dashuruar, super rehat, nuk dua të flas më. Ai jeton me prindërit. Unë do ta marr kollovar.’
Linku: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/egla_ceno/