Home Aktualitet Letra e 10 vjeçares po bën xhiron e botës – Dedikuar Hillary Clinton pas humbjes
Letra e 10 vjeçares po bën xhiron e botës – Dedikuar Hillary Clinton pas humbjes
0

Letra e 10 vjeçares po bën xhiron e botës – Dedikuar Hillary Clinton pas humbjes

0
0

Ishin të shumtë të zhgënjyerit nga humbja e Clinton dhe lotët nuk munguan gjithashtu. Ndër mbështetësit e saj, ajo më e veçanta mund të quhet Kaia James, vetëm 10 vjeç. Pasi shpërtheu në lot për humbjen, shkroi një letër dedikuar Clinton. Kjo letër po bën tashmë xhiron e botës, për shkak të mesazhit që përçon dhe fjalëve plot dashuri.
E ëma e Kaias u shpreh se mëngjesin e rezultatit të zgjedhjeve vajza u zgjua në lot, e madje shkoi me vonesë në shkollë.
“E dashur Hillary Clinton, faleminderit që luftove për mua dhe të gjitha gratë dhe vajzat. Mendoj se është fantastike se ju në moshën time dëshironit të bëheshit astonaute si unë dhe kur NASA tha se kjo vajzë nuk mund të bëhet astronaute, ti punove fort dhe kurrë nuk u dorëzove. Pavarësisht se nuk u bëre astronaute, ti ke bërë shumë gjëra të pabesueshme. Ti luftove për ne, tani është radha jonë jonë të luftojmë për ty”, shkroi Kaia, e cila ende nuk është dorëzuar.

Postimi i letrës nga e ëma:

https://www.instagram.com/p/BMmF4thAgmm/?taken-by=sabrinajames

Link: https://www.instagram.com/p/BMmF4thAgmm/?taken-by=sabrinajames

Burimi i lajmit: http://www.dailymail.co.uk/femail/article-3921906/You-fought-turn-fight-10-year-old-girl-writes-heartfelt-letter-Hillary-Clinton-following-election.html