Home ShowBiz ‘Nuk është kaq e pafajshme sa duket’, Drini Zeqo bën deklaratën e papritur për Heidin
‘Nuk është kaq e pafajshme sa duket’, Drini Zeqo bën deklaratën e papritur për Heidin
0

‘Nuk është kaq e pafajshme sa duket’, Drini Zeqo bën deklaratën e papritur për Heidin

0
0

Drini Zeqo në daljen e fundit ka folur rreth Big Brother Vip. Moderatori është ndalur tek loja e Heidit. Ai e ka konsideruar Heidin jo dhe aq të pafajshme në lojë.

Drini tha se partneriteti me Romeon e ka favorizuar shumë atë.

‘Heidi ka një avantazh shumë të madh që njerëzit pak e kujtojnë ose pak duan ta nënvizojnë. Ajo nuk ka ecur vetëm në atë shtëpi. Heidi ka ecur krahë një personazhi shumë të fortë që ka qenë Romeo. Heidi është gjysma e saj në atë lojë.

Një çift është gjithmonë i privilegjuar në një format si ky. Heidi dhe Meritoni janë të dy të barazlarguar me mundësitë që i janë dhënë me vëmendjen që kanë patur. Në thelb favorizohen pak çiftet”, u shpreh Drini. Heidi ka fituar popullaritet. Cilësitë e Heidit pëlqehen në masë, është një vajzë e re e rritur në Itali por ndërkohë ka ruajtur gjuhën shqipe.

Ajo është e artikuluar, e shoh si njeri të medias.
Le ta pranojmë që nuk është kaq e pafajshme sa duket. Nuk është një portret kaq engjëllor, ka edhe ajo ato retë e zeza që i kalojnë sipër kokës që fshihet pas tyre. Unë besoj që Heidi fsheh diçka pas buzëqeshjes është një njeri që shpeshherë luan me të pavërtetën, nuk e çon deri në fund të vërtetën e saj. Ashtu sikurse besoj se ajo ka rënë në dashuri dhe është dashuruar me Romeon. Duket nga gjuha e trupit që është e dashuruar.’

Linku: Big Brother Radio

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/heidibaci/

tags: