Home ShowBiz Nga kolegët me të cilët nuk do të bashkëpunonte tek zgjerimi i familjes, flet MC Kresha
Nga kolegët me të cilët nuk do të bashkëpunonte tek zgjerimi i familjes, flet MC Kresha
0

Nga kolegët me të cilët nuk do të bashkëpunonte tek zgjerimi i familjes, flet MC Kresha

0
0

MC Kresha është nga të paktët artista që daljet publike i ka të rralla për intervista. Së fundmi ai ka qenë i ftuar në Top Arena ku përveç futbollit ka folur dhe për jetën private dhe atë profesionale. Në një intervistë përballë Jori Dellit këngëtari nuk iu ka shpëtuar disa pyetjeve të forta.

A ka plane këngëtari për një fëmijë tjetër.?

“Me qejf e kam që të kem një fëmijë të tretë, por nuk varet vetëm nga unë. Unë si artist nuk do doja që fëmijët të merreshin me muzikë. Por arti nuk është profesion, është talent. Vajza ime që në moshën 2-vjeçare pikturon, ka edhe prirje për të kënduar. Dua që me kalimin e kohës, të jetë ajo e zonja dhe të vendosë çfarë të dojë në jetë”.

Këngëtari pohoi më tej se ka këngëtarë me të cilën nuk pranonte bashkëpunim, por nuk dha emra.

“Ne nuk bëjmë këngë për sezon. Ne kemi pasionin dhe nga pasioni del profesioni. Me kë nuk do të bashkëpunojë? Nuk e them, nga respekti se nuk dua t’ia lëndoj kujt ndjenjat, por e dinë shumë mirë ata”.

Linku:https://www.youtube.com/watch?v=3_n17SndGh0

Burimi i fotos:https://www.youtube.com/watch?v=3_n17SndGh0

tags: