Home Aktualitet Arti në zi, ndahet nga jeta poeti i spikatur Agim Doçi
Arti në zi, ndahet nga jeta poeti i spikatur Agim Doçi
0

Arti në zi, ndahet nga jeta poeti i spikatur Agim Doçi

0
0

Poeti i njohur shqiptar, Agim Doçi ndërroi jetë pas disa ditëve në luftë për jetën.

Doçi pësoi hemorragji cerebrale. Kompozitori ishte gjendje të rëndë shëndetësore.

Artistë të njohur shqiptarë si dhe të afërm i kanë dhënë lamtumirën autorit të mijëra teksteve dhe këngëve shqiptare dhe i kanë shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit, përmes postimeve në rrjete sociale.

Agim Doçi lindi më 9 maj 1948 dhe ishte një poet dhe autor këngësh shumë i njohur shqiptar. Doçi u në Shkodër deri në gjimnaz dhe ka vazhduar më pas studimet e larta në Universitetin Shtetëror të Tiranës në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike.

Ai ka punuar si inxhinier në Montimet Industriale duke marrë pjesë në shumë objekte të rëndësishme si Fabrika çimentosh, Metalurgjik, Superfosfat Laç, Poligrafik Tiranë etj. Në vitet e fundit të ’80 ka punuar pranë Kombinatit të Drurit “Misto Mame” si kryeinxhinier për energjinë.

Në 1989 dënohet duke u caktuar të punojë me tre turne në fabriken e letër-kartonit. Përfshihet në lëvizjet e dhjetorit 1990. Doçi ishte autor i shumë teksteve të këngëve shqiptare, fituesi i mbi 50 çmimeve, ndër to dhe dy herë perfaqësues me tekstet e tij në Eurovizion.

Veçohet bashkëpunimi me kompozitorin Edmond Zhulali në shumë këngë të festivaleve në Shqipëri dhe me mbi 100 këngë për luftën e Kosovës ku mund të përmenden këngë shumë të njohura si “Marrshi i UÇK-së”, “A vritet pafajsia”. Gjithashtu ai pati botuar disa libra me poezi si “Hajde dru me pre”, “Rrëzuar mbi vetminë”, “Rituali i kryqëzimit”.

Linku:https://www.google.com/search?q=agim+doci&

Burimi i fotos:https://www.google.com/search?q=agim+doci&

tags: