Home ShowBiz Jennifer Lopez kalon momente me vajzën e Ben Affleck
Jennifer Lopez kalon momente me vajzën e Ben Affleck
0

Jennifer Lopez kalon momente me vajzën e Ben Affleck

0
0

Jennifer Lopez, e njohur për karrierën e saj të suksesshme si këngëtare dhe aktore, është kapur duke kaluar kohë të çmuar me Violet Affleck, vajzën 18-vjeçare të ish-partnerit të saj, Ben Affleck. Kjo dalje e fundit ka shkaktuar shumë komente dhe vëmendje nga media dhe fansat, të cilët po ndjekin me kujdes zhvillimet e reja në jetën personale të Lopez.

Ajo dhe Violet i kishin kapur duart e njëra-tjetrës ndërsa ishin duke hyrë në restorantin 75 Main. 

Ato nuk ishin vetëm por të shoqëruara nga shoqja më e mirë e Violet, aktorja Cassidey Fralin. 

Burimi PEOPLE tregon se Lopez dhe Violet “vërtet e shijojnë shoqërinë e njëra-tjetrës”. 

“Ata të dyja duken aq të lumtura që po kalojnë këtë kohë bashkë, dhe thjesht po e shijojnë momentin,” thotë burimi. 

Këngëtarja më e dashur nga të gjithë Jennifer Lopez kishte veshur një fustan në ngjyrë të zezë me dekolte të hapur, ndërsa mbante një Hermes Birkin në ngjyrë të zezë, ndërsa Violet kishte veshur një këmishë të kuqe dhe pantallona me lule. 

Edhe pse çifti po krijon polemika të shumta për ndarjen e tyre kjo nuk e ndalon Jennifer Lopez të takoj vajzën e Ben dhe të kaloj momente me të. 

Linku: https://uk.news.yahoo.com/jennifer-lopez-violet-affleck-walk-143223756.html 

Burimi i fotos: Instagram