Home Bradley Cooper shpreh dëshirën për tu martuar me Gigi Hadid
Bradley Cooper shpreh dëshirën për tu martuar me Gigi Hadid
0

Bradley Cooper shpreh dëshirën për tu martuar me Gigi Hadid

0
0

Gigi Hadid dhe Bradley Cooper mesa duket kanë filluar ta shohin lidhjen e tyre me një sy tjetër. Dyshja duket se ka vendosur qëllime të tjera duke bërë që planet e martesës të jenë sa më të afërta. Burimet tregojnë se biseda ka shkuar më gjërë duke kërkuar zgjerimin e familjes së tyre. 

Një burim i brëndshëm i tha Daily Mail “Bradley ka vendosur tashmë se do ta pyesë Gigi-n për martesë”.

“Gjithashtu kanë diskutuar për familjen dhe martesën që në fillim të lidhjes së tyre.” 

“Ata janë përkushtuar njëri-tjetrit dhe planeve të tyre për një kohë të gjatë dhe tani është çështje kohe kur do të ndodhë,” vijoi burimi.  

“Bradley ka vetëm disa projekte në prodhim gjatë kësaj kohe dhe nuk ka asgjë të planifikuar pas kësaj. “Ai dëshiron të marrë kohë për tu fokusuar në këtë vendim dhe për ti dhënë Gigi-s vëmendjen dhe dashurinë që ajo meriton.” 

Gigi ka një vajzë 3-vjeçare, Kai me ish-partnerin  Zayn Malik, ndërsa Bradley ka një djalë 7-vjeç, Leah-s me ish partneren e tij Irina Shayk. 

Deri më tani dyshja nuk ka deklaruar ndonjë  infromacion shtesë për marrëdhënien e tyre. Ata janë përpjekur ta mbajnë marrëdhënien e tyre sa më private që në momentin kur kanë dal për herë të parë. 

Linku:https://theblast.com/615003/bradley-cooper-gigi-hadid-marry-him/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/C4TbkCputkF/?igsh=MWF6cjh6NzU0Mzhiaw==