Home ShowBiz Jennifer Lopez ndryshon disa element nga stili i saj, ja cili është detaji që ra më shumë në sy
Jennifer Lopez ndryshon disa element nga stili i saj, ja cili është detaji që ra më shumë në sy
0

Jennifer Lopez ndryshon disa element nga stili i saj, ja cili është detaji që ra më shumë në sy

0
0

Këngëtarja më e njohur nga të gjithë, Jennifer Lopez edhe këtë herë është bërë pjesë e rrjetit por këtë herë rëndësinë më të madhe e ka marrë unaza që, Ben Affleck i ka dhuruar.

Ajo është parë duke e mbajtur unazën që, Ben Affleck i ka dhënë por jo në dorën e majtë. 

Më 1 gusht ylli 55-vjeçar u fotografua duke marrë pjesë në “Cats: The Jellicle Ball” një riinterpretim i muzikës së njohur të, Andrew Lloyd Webber në Qendrën e Arteve Perelman në New York. 

 Për këtë rast këngëtarja ndryshoi disa elementë të gardërobës së saj duke zgjedhur një fustan të bukur me lule në vend të xhinseve të saj të preferuara, syze cat-eye në vend të syzeve të mëdha por detaji që ra më shumë në sy ishte vendi i unazën e saj me diamant të gjelbër nga, Affleck në dorën e djathtë dhe jo në dorën e majtë.

Sipas People ajo nuk e kishte vendosur unazën e martesës. Ndryshimi erdhi për shkak të thashethemeve për ndarjen nga Ben Affleck. 

Megjithëse Affleck dhe Lopez u fotografuan duke mbajtur dorë për dorë në diplomimin e Violet Affleck më 30 maj çifti e ka kaluar pjesën më të madhe të verës të ndarë që nga fillimi i thashethemeve për ndarje më herët. 

Affleck u pa se nuk e kishte unazën e martesës gjatë një dreke me vajzën e tij, Violet në fund të qershorit por e rivendosi vetëm disa ditë më vonë.  

Pavarësisht se kanë ose nuk kanë unazën, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck duket se nuk kanë kaluar asnjë kohë së bashku që nga momenti kur këngëtarja e “On the Floor” u largua për në Hamptons në fillim të korrikut.  

Gjithashtu ai mungoi në festën e ditëlindjes të partneres së tij më 20 korrik.  

“Ka qenë një vit i vështirë me disa realizime, ndryshime dhe pengesa të papritura, por Jen po përpiqet ta shikojë ditëlindjen e saj të 55-të si një fillim të ri. Ajo po përpiqet të mos lejojë që situata e saj me Ben të ndikojë negativisht në të” i tha një burim së fundmi Entertainment Tonight. 

Linku:https://www.glamour.com/story/jennifer-lopez-switched-her-engagement-ring-to-her-right-hand-amid-ben-affleck-divorce-rumors

Burimi i fotos:Instagram