Home ShowBiz Tom Cruise në një romancë të re? Ja cila është vajza misterioze
Tom Cruise në një romancë të re? Ja cila është vajza misterioze
0

Tom Cruise në një romancë të re? Ja cila është vajza misterioze

0
0

Tom Cruise ka ndezur spekulime për situatën e tij romantike pas lidhjes së tij të ngushtë me këngëtaren, Victoria Canal 25 vjeçare të cilën e ka njohur në Glastonbury. 

Ylli i Hollivudit 62 vjeç ka krijuar një raport të ngushtë me, Canal duke e ftuar atë në setin e tij të filmit dhe madje duke bërë një xhiro me helikopterin e tij.  

Burimet sugjerojnë se lidhja e tyre që ka filluar në festivalin britanik në qershor mund të jetë evoluar në diçka më shumë se miqësi përgjatë kohëve të fundit. 

Shenjat e para të afërsisë së tyre erdhën kur, Cruise ftoi, Canal në setin e Mission Impossible 8 në Oxfordshire. 

Anëtarët e ekipit u befasuan gjithashtu dhe një burim i brendshëm e përshkroi si “të çuditshme” duke vënë në dukje se, Cruise rrallë fton miq për të kaluar një ditë të tërë në set. 

“Tom e ftoi atë të shikonte xhirimet për gjithë ditën dhe kjo nuk është diçka që ai e bën për miq të rastit,” shtoi burimi. 

Pavarësisht diferencës prej 35 vitesh burimet raportojnë se, Cruise dhe, Canal janë duke u bërë “praktikisht të pandashëm.”  Cruise dhe Canal u takuan për herë të parë kur ajo performoi me, Coldplay dhe Michael J. Fox në skenën Pyramid në Glastonbury. 

Sipas burimeve ata “u njohën shumë mirë” dhe janë takuar të paktën pesë herë që nga takimi i tyre i parë. 

Pas takimit të tyre në Glastonbury, Cruise dhe Canal u panë së bashku në premierën e “Twisters” në Cineworld në Leicester Square të Londrës duke mbërritur me helikopterin e Cruise. Pamjet e videos i kapën ata duke qeshur dhe duke shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit  në qytet. 

Ata gjithashtu janë parë në helikopterin e Battersea Power Station, ku Cruise ishte duke i mbyllur xhaketën Canal.  

Më vonë, Cruise ftoi, Canal të bashkohej me të në zonën VIP në koncertin e Bruce Springsteen në Wembley Stadium duke nxitur më tej thashethemet për marrëdhënien e tyre. 

Nuk na ngelet gjë tjetër vetëm të presim deklaratën e njërit prej tyre për ta konfirmuar apo jo lidhjen që ata kanë krijuar. 

Linku:https://www.marca.com/en/lifestyle/celebrities/2024/08/04/66afc5bd268e3e237e8b45b3.html 

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BlQQ_B0ACxb/ 

tags: