Home ShowBiz Billy Ray Cyrus ndahet përfundimisht nga Firerose
Billy Ray Cyrus ndahet përfundimisht nga Firerose
0

Billy Ray Cyrus ndahet përfundimisht nga Firerose

0
0

Billy Ray Cyrus ka finalizuar ndarjen e tij nga ish-bashkëshortja, Firerose dhe ajo do të largohet pa asnjë para nga marrëveshja e tyre e divorcit. Avokatët e Cyrus konfirmuan për Page Six se këngëtari i “Achy Breaky Heart” dhe Firerose kanë nënshkruar dhe vulosur dokumentet e divorcit në Tennessee.  

Ata u martua në tetor 2023. Këngëtarja australiane 35 vjeçare nuk do të marrë asnjë shumë nga ish-bashkëshorti i saj por, Cyrus do të dorëzojë të drejtat për kreditët dhe të ardhurat nga këngët që ata shkruan dhe publikuan së bashku. Gjithashtu ajo ndryshoi ligjërisht mbiemrin e saj në Cyrus dhe babai i gjashtë fëmijëve beson se ajo u martua vetëm për këtë arsye. 

”Kjo ka qenë absolutisht mashtrimi i tërbuar dhe i çmendur që kam dëgjuar ndonjëherë. Pa lënë mënjanë faktin që jam në qendër dhe praktikisht kam qenë objektivi i planit,“ tha Cyrus në një deklaratë për PageSix. 

”Është fatkeqësi që ka ndodhur kështu. Nuk ishte vetëm një rrjet gënjeshtrash që më ka vënë në rrezik fizik por ishte një çështje e zemrës. Dashuria është e verbër kjo është e sigurt.“ 

Cyrus dorëzoi kërkesën për divorc në maj duke përmendur dallimet e papajtueshme dhe sjelljen e papërshtatshme martesore. Ai gjithashtu kërkoi shpalljen e pavlefshmërisë së martesës për shkak të mashtrimit. 

Në qershor këngëtari akuzoi, Firerose për shpenzimin e 96,000 dollarëve në kartën e tij të kreditit dhe kërkoi një urdhër të përkohshëm mbrojtjeje kundër saj për të parandaluar përdorimin e kartave të tij.  

Ndërsa Firerose akuzoi ish-bashkëshortin e saj për sjellje “të paparashikueshme dhe të paqëndrueshme” që përbënte “abuzim ekstrem verbal, emocional dhe psikologjik.” 

Ajo pretendoi se sjellja e Cyrus ishte e ndikueshme nga përdorimi i tij i vazhdueshëm i drogës i shoqëruar me konsumimin e marijuanës. 

Ai mohoi akuzat dhe deklaroi se, Firerose ishte ajo që po ushtronte abuzim dhe kërcënonte të shkatërronte karrierën e tij nëse ai do të divorcohej prej saj. 

Cyrus ka qenë i martuar më parë me, Cindy Smith nga viti 1986 deri në 1991. Pas ndarjes së tyre ai dhe, Tish Cyrus ishin të martuar nga viti 1993 deri në 2022.  Tish dhe, Billy kanë tre fëmijë së bashku: Miley 31 vjeçare, Braison 30 vjeç dhe Noah 24 vjeç.  Ai gjithashtu adoptoi dy fëmijët e, Tish nga martesa e mëparshme, Brandi dhe Trace. 

Linku: https://pagesix.com/2024/08/05/entertainment/billy-ray-cyrus-finalizes-nasty-divorce-from-ex-wife-firerose/ 

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/C6Ue8b5pH4x/?img_index=1