Home ShowBiz Lana Del Rey dhe Jeremy Dufrene i japin fund beqarsë
Lana Del Rey dhe Jeremy Dufrene i japin fund beqarsë
0

Lana Del Rey dhe Jeremy Dufrene i japin fund beqarsë

0
0

Këngëtarja e famshme botërore Lana Del Rey është martuar me udhërrëfyesin e aligatorëve Jeremy Dufrene vetëm një muaj pasi bënë zyrtare lidhjen e tyre.

Këngëtarja 39 vjeçare i tha “po” në një ceremoni madhështore në Des Allemandes, Luiziana të enjten. Pamjet që po qarkullojnë në rrjete sociale tregojnë këngëtaren duke ecur krah babait të saj Robert Grant teksa mbante në duar një buqetë me lule.

Këngëtarja 39-vjeçare dhe udhërrëfyesi i turneut Alligator, të cilët njihen që nga viti 2019, dolën publike me lidhjen e tyre së fundmi pasi u përhapën thashethemet për lidhjen e tyre.

Pas zbulimeve të shumta në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, Del Rey madje mori pjesë në dasmën e modeles Karen Elson me Dufrene, më 7 shtator, duke dhënë konfirmim të mëtejshëm të lidhjes së tyre.

Ndërsa këngëtarja është një nga personazhet më të famshëm në muzikë, Dufrene punon si kapiten për një kompani turne, e cila u ofron turistëve një përvojë nga afër të jetës së egër lokale të Luizianës.

Linku:https://www.dailymail.co.uk/tvshowbiz/article-13897311/lana-del-rey-marries-jeremy-dufrene-louisiana-wedding.html

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/honeymoon/

tags: