Home ShowBiz Tjetër nivel suksesi për modelen, Adrola Dushi shfaqet përkrah A$AP Rocky
Tjetër nivel suksesi për modelen, Adrola Dushi shfaqet përkrah A$AP Rocky
0

Tjetër nivel suksesi për modelen, Adrola Dushi shfaqet përkrah A$AP Rocky

0
0

Modelja Adrola Dushi ka shënuar një tjetër sukses ndërkombëtar në fushën e modelingut. Ajo është bërë pjesë e spotit të koleksionit të ri të Puma. Krah saj qëndron reperi i njohur dhe njëkohësisht partneri i Rihanës Rocky.

Modelja shqiptare ka ndarë një video në profilin e saj në Instagram ku shfaqet përkrah reperit të njohur amerikan, A$AP Rocky, i cili po prezanton koleksionin që ka në bashkëpunim me ‘Puma’.

Ky është koleksioni i tretë që kur A$AP Rocky u bë drejtori kreativ i PUMA F1, duke vazhduar temën e frymëzuar nga garat, me kapuça të modeluar sipas helmetave të garave dhe çantave në formë kuti veglash.

Me siguri ky sukses do të mbahet mend gjatë për modelen dhe ndjekësit e saj të cilët kanë shprehur hapur urimet për të.

Linku:https://www.instagram.com/adroladushi/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/adroladushi/

tags: