Home ShowBiz Ishte keqkuptim, Olivia Rodrigo rrëfen problemet me ligjin
Ishte keqkuptim, Olivia Rodrigo rrëfen problemet me ligjin
0

Ishte keqkuptim, Olivia Rodrigo rrëfen problemet me ligjin

0
0

Këngëtarja fituese e Grammy tha se ishte ngatërruar me një kriminele të quajtur Olivia Rodrigo.

Ajo rrefeu se për herë të parë në jetë ndodhi te këtë problëme me ligjin po në fund rezultoi se e gjitha ishte një keqkuptim për shkak të emrit të saj.

“Kemi qenë në kontrollin e kufirit, jap pasaportën dhe më thonë ‘ok, kaloni’. Por më pas trokasin në derën e autobusit dhe thonë ‘na duhet Olivia’”. Fillimisht mendova se polici cili mund të donte një autograf”, tha Olivia.

“Ishte ora 3 e mëngjesit dhe isha e rraskapitur. Më pyetën nëse isha arrestuar ndonjëherë. Unë iu përgjigja ‘jo, nuk jam arrestuar’, por ata vazhduan ‘je e sigurt?’ dhe fillova të dyshoj. Mendova ‘ndoshta më kanë arrestuar sërish dhe nuk e mbaj mend?’”, tha ajo me shaka. Pas 30 minutash, oficeri e pyeti përsëri emrin e saj, në këtë moment Rodrigo tha: “Olivia Rodrigo, R-O-N-T-R-I-G-O”.

“Më pas efektivët më thanë se kishte ndodhur një keqkuptim. Më tha se është një vajzë që më ngjan shumë, është në të njëjtën moshë dhe është arrestuar shumë herë. Emri i saj është Olivia Rodriguez”, përfundoi këngëtarja.

Linku: https://www.nbcnews.com/pop-culture/pop-culture-news/olivia-rodrigo-recalls-freaking-interrogation-border-mistaken-criminal-rcna178051

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/oliviarodrigo/