Home Lifestyle Parashikimi i motit, 6 nëntor 2024
Parashikimi i motit, 6 nëntor 2024
0

Parashikimi i motit, 6 nëntor 2024

0
0

Në orët e para të mëngjesit vendi ynë do të mbizotërohet nga moti i kthjellët si pasojë e masave ajrore të thata dhe freskëta më origjinë Lindore, që kanë përfshirë Ballkanin prej disa ditësh.

Përjashtim bëjnë zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore të cilat përveç kthjellimeve do të kenë vranësira të lehta e kalimtare.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në vlerat e mëngjesit, por mbeten konstante vlerat në mesditë duke u luhatur nga 1°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 25°C vlera maksimale e cila pritet në Fier dhe Durrës.

Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 28 km/h nga drejtimi permanent Lindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Linku:meteoalb

Burimi i fotos:pexele.com

tags: