Home ShowBiz Prindërit e saj nuk ishin dakord, aktori Mevlan Shanaj rrëfen historinë e njohjes me partneren
Prindërit e saj nuk ishin dakord, aktori Mevlan Shanaj rrëfen historinë e njohjes me partneren
0

Prindërit e saj nuk ishin dakord, aktori Mevlan Shanaj rrëfen historinë e njohjes me partneren

0
0

Aktori i njohur Mevlan Shanaj ka ardhur me një intervistë ndryshe në E diell. Teksa fliste për rrugëtimin e tij të karrierës ai u ngacmua rreth jetës private.  Aktori zbuloi se familja nuk ishin pro por më vonë gjithçka u sheshua mes tyre.

“Ishim studentë. Unë në vitin e fundit për aktor, Natasha në vitin e parë për gazetari. Kishim godinat pranë, karshi. Natasha vinte nga Korça. Një ditë isha ushtar me automatik te godina, shërbim te depoja e armëve.

Më vjen kjo goca së bashku me një shoqe tjetër dhe unë se çfarë i thashë ashtu, humor, Natasha u hutua dhe u rrëzua. Kështu jam njohur me Natashën. Tani Natasha thotë që atë natë më ka parë në ëndërr, kaq e hutuar ka qenë. Natasha ishte te godina qendrore, unë isha të Universiteti i Arteve dhe disa herë shiheshim e këmbeheshim.

Kështu ishte fillimi.Prindërit e Natashës? Sigurisht që nuk donin. Aktor, mysliman, këta korçarë, histori të tjera (qesh). Pastaj krenoheshin me mua. Vajza quhet Era. Studioi në Holandë, u njoh me një holandez dhe na ka bërë gjyshër me binjakë, sot jetojnë në Uashington. Joni (djali) jeton në Shqipëri dhe është pedagog në Universitetin e Arteve për regji filmi.

Joni është kthyer, ka bërë shumë vite në Suedi. Ka bërë gjimnazin atje, dy universitete dhe tani është në Tiranë. Jam i kënaqur, siç janë prindërit kur fëmijët kanë rezultate, kur janë të mbarë. Nuk është për t’i rënë gjoksit, por kemi qenë me fat.”

Linku:https://www.youtube.com/watch?v=qDY8WJ6o-TU

Burimi i fotos:https://www.youtube.com/watch?v=qDY8WJ6o-TU

tags: