Home ShowBiz ‘Zemra po më dilte nga vendi’, Valer Kolnikaj zbulon detaje nga njohja me partneren
‘Zemra po më dilte nga vendi’, Valer Kolnikaj zbulon detaje nga njohja me partneren
0

‘Zemra po më dilte nga vendi’, Valer Kolnikaj zbulon detaje nga njohja me partneren

0
0

Valer Kolnikaj një personazh super i komentuar në mediat rozë për jetën private dhe atë profesionale.

Valeri në daljen e tij të fundit për emisionin e Rozana Radit ka ndarë disa të pathëna nga jeta e tij sentimentale.

Ai tregoi si u njoh me partneren e tij vite më parë.

“Isha 20 vjeç kur më thonin ta kam gjetur nusen. Isha student mjekësie kur babai më mori në telefon dhe më tha hajde në Malësi të shikosh vajzën për të cilën kemi folur. Cilën vajzë i thash, më lër rehat se kanë ndryshuar kohët, nuk mund ta marrë dikë që nuk e njoh. Po ti hajde njëhërë më tha se vajza është yll drite, do e shohësh dhe ka për të të  pëlqyer,” tregoi Valeri

“Shkoj e shikoj tek kisha në zonën ku jetonte Madalena dhe ç’të shihja. Nuk të shihte syri njeri më të bukur. Zemra po më dilte nga vendi dhe akoma më del sot, se është njëri i bukur jo vetëm si pamje,” tha ai.

Linku:https://www.youtube.com/watch?v=LIuN72DqzTM

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/B11Tx0VH6CV/

tags: