Home Aktualitet Artisti i njohur tenton të vetvritet
Artisti i njohur tenton të vetvritet
0

Artisti i njohur tenton të vetvritet

0
0

Ish-balerini i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, Eno Birko, ka tentuar t’i japë fund jetës këtë të martën.

Ngjarja ke ndodhur rreth orës 1:00. Sipas policisë, Birko, 50 vjeç, është hedhur nga kati i katërt i pallatit, por fatmirësisht ka shpëtuar dhe po merr trajtim mjekësor në spital, edhe pse gjendja e tij është e rëndë.

Balerini i njohur Birko po kalonte një periudhë të vështirë në jetën e tij, të shoqëruar nga përballja me depresionin dhe varësinë nga alkooli.

Në vitin 2010, një operacion i hernies diskale e detyroi të tërhiqej nga rolet si solist kryesor, duke i sjellë një krizë të thellë emocionale dhe izolim nga jeta artistike.

Linku:A2 CNN

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/

tags: