0
0
Dua Lipa është një nga emrat më të suksesshëm shqiptar në mbarë botën për muzikën e saj dhe jo vetëm. Këngëtaren jo pak herë e kemi parë në daljet e saj publike të flasë shqip.
Këtë herë ajo ka bërë të njejtën gjë gjatë daljes s fundit për Vogue.
Në rubrikën “Çfarë ka në cantën time” të revistës së famshme ‘Vogue’ Dua ka thënë një fjali në shqip e cila ka tingëlluar shumë bukur.
“Hej Vogue, unë jam Dua Lipa, edhe qe ç’ka kena në çantë sot”, tha këngëtarja.
Edhe pse intervista ishte e gjitha në anglisht, mbetet për tu përgëzuar që artistja kosovare gjeti momentin të nxjerr në pah origjinën e saj.
Linku:https://www.youtube.com/watch?v=hFiMZ50Ag-k&t=182s
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/dualipa/