Big Brother Vip 4 ka filluar punimet për të garantuar një super spektakël. Producentja Sara Hoxha ka ndarë detaje me ndjekësit herë pas here ku dhe ka shprehur se spektakli do të fillojë me herët se vitet e tjera.
Në rrjet kanë filluar të qarkullojnë emrat e parë se kush mund të jetë kasti i banorve për këtë edicion.
Ndjekësit dhe mediat hedhin historikisht hipoteza rreth këësaj teme dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe këtë vit.
Një listë me emra po qarkullon dhe mes tyre fshihen këto personazhe:
Lei Kraja, Drilon Hoxha, Tiri Gjoci, Cubi Metkaj, Dori dhe Devi, Sara Hoxha, Eugent Bushpepa, Kastro Zizo, Rinian Leka.
Së fundmi janë konfirmuar 2 opinionistët e Big Brpother Vip 4 .Bëhet fjalë për Neda Ballukun dhe Arbër Hajdari i cili është prezent që në edicionin e parë.
Dikur vetë pjesëmarrëse në “Big Brother 4” në vitin 2010-2011, roli i opinionistes nuk është diçka e re për të. Tashmë asaj i besohet dhe ky pozicion i rëndësishëm në spektaklin më të ndjekur.
Ashtu siç shumë nga ju dhe mund ta prisnit apo shpresonit, Arbër Hajdari rikthehet për të katërtin vit radhazi në rolin e tij si opinionist. Edhe pse çdo mbarim sezoni Arbri lë pikëpyetje nëse do të jetë sërish i pranishëm edicionin e ardhshëm, të gjithë ne biem dakord se pa të nuk do të quhej i plotë ky spektakël. Me mendimet dhe komentet e tij, i gjithë publiku konfirmon se askush nuk mund të ishte më i përshtatshëm se ai.
Linku: https://www.instagram.com/p/DDPM3q7MB1u/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DDPM3q7MB1u/