“Kënga Magjike” finalizoi dhe këtë edicion ku fituese u shpall dueti “Akoma” nga Rozana Radi dhe Sany Dimitri.
Rozana Radi ka reaguar për herë të parë pas fitores me një postim në rrjete sociale.
Përshëndetje! Më lejoni të shkruaj “Akoma” disa fjalë për këtë rrugëtim magjik.
Kjo këngë erdhi në një periudhe jo shumë të mirë të jetës time dhe falë saj dhe bashkëpunëtorëve të mi sot jemi me një triumf në dorë. Jam shumë e bindur kur them që ne e kemi ndarë atë skenë me më të mirët. Më lejoni t’ju them se çfarë do të thotë për mua të fitosh Këngën Magjike. Do të thotë të jetosh gjatë me muzikën tënde, të punosh fort e të japësh më shumë se kushdo. Të fitosh sigurisht është për të gjithë me shumë e rëndësi, por kjo ndodh rrallë…
Mund të jesh me fat një herë nëse ndodh, por kur ndodh për herë të dytë atëherë kjo vjen si fryt i një pune në grup ku të gjithë kontribuojnë si trajner.
Kjo këngë më ka mesuar që nuk ka kufi që e ndalon një artist të bej atë që di të bëjë më mirë: Të jap një mesazh dashurie dhe paqeje. Kemi mësuar të fluturojmë si zogjtë, të notojmë si peshqit, duhet vetëm të mesojnë thjeshtësinë për të bashkëjetuar me te gjithë njerëzit e botës.
Unë do vazhdoj të këndoj e të percjell mesazhe sa të kem jetë.
Linku:https://www.instagram.com/reel/DDUneJHNSEf/?utm_source=ig_embed&ig_rid=a3f7c3cf-1677-44ed-93d8-9d98f125affe
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/rozana_radi/tagged/