Egla Ceno fituesja e Big Brother Vip Albania 3, është e njohur për natyren e saj të drejtpërdrejt dhe për komunikimin që mban me publikun. Ajo shpesh bën pyetsore në rrjetet e saj sociale, ku pyetjet e shumta lidhen me marredhenien e saj me Heidin.
Te një nga pyetsorët e fundit një nga ndjekësit e pyet se kush moderatore është më e mirë Heidi apo Einxhel, dhe duket se Eglës nuk i ka pëlqyer aspak që Heidi është larguar nga formati “Goca dhe Gra”, ku është përfolur se arsyeja e largimit të Heidit ka qënë për shkak të ndarjes së saj nga Romeo.
Më poshtë është postimi i Eglës
“Duke qënë profesioniste e skenës për mua nuk përbën ndryshim kush do qoftë e ulur në atë karrige. Rëndësi ka te beje me profesionalizëm atë që ka marrë përsipër ta bëj. Edhe kur jam sëmurë, edhe kur jam e dashuruar, edhe kur jam ndarë. Domethënë di ta ndaj punën nga jeta personale”
Burimi i artikullit: https://www.youtube.com/watch?v=4QinQaKXfvc&list=PLxhi4Vdgsvlg-EmsCq7Yj_bDejfiXudfh
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DC_96WyNWP7/?img_index=1