Selvije Kasapi me fjalë të ndjera në ditën e ditëlindjes së djalit: Mami është këtu, babi të do nga qielli
Selvije Kasapi ka bërë një dedikim shumë të ndjerë në ditën e lindjes së djalit të saj Roelit. Ajo ka treguar se Roeli sot mbush 4 vjeç dhe se për të kjo ditëlindje është ndryshe se ka mamin pranë, por jo babain.
Ajo ka publikuar një video mjaft prekëse teska djali i saj dhe Shpat Kasapit sot e festoon ditëlindjen duke parë dhe puthur foton e Shpatit të ndjerë.
Ajo ka treguar edhe se arsyeja që ajo “detyrohet” të qëndrojë e fortë është vetëm për hirë të djalit të saj që sot festoon një ditëlindje pa njërin nga prindërit.
Selvije Kasapi: “Gezuar ditëlindjen jeta ime!
Sot mbush 4 vjeç, Roel…
E unë do doja të ishte këtu babi yt.
Ta shihje me duart plot dhurata,
të të merrte në krahë fort
e të të përqafonte sikur bota të ndalej aty.
Sot ti e feston ditëlindjen duke parë fotografinë e tij,
dhe unë me dhimbjen që ai nuk arriti të të përqafojë edhe një herë.
Por biri im, mami është këtu.
Për të të dashur dyfish,
për të të mbajtur fort.
Babi yt të do nga qielli,
dhe mami i lutet Zotit
të jetë gjithmonë krahu yt.
Të dua fort biri im,arsyja që unë frymoj”

Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/selvije.jao/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/C2U6SQnteeD/