Rregullorja e re e BE-së – Mbështjelljet plastike për valixhet nuk do të lejohen më të përdoren
Shumë aeroporte u ofrojnë udhëtarëve mundësinë e mbështjelljes së valixheve të tyre me mbështjellëse plastike (shpesh të quajtura fletë valixhesh) kundrejt një pagese. Kjo praktikë synon të mbrojë valixhet nga papastërtia, gërvishtjet dhe lëngjet, si dhe nga qasja e paautorizuar. Megjithatë, ky shërbim së shpejti mund të marrë fund. Disa aeroporte, tashmë po i informojnë zyrtarisht udhëtarët se mbështjellësja plastike nuk përputhet më me rregulloret e BE-së.
Rregullorja e re e BE-së ndalon mbeshtjelljen e valixheve
Rregullorja për Paketimin dhe Mbeturinat e Paketimit (PPWR) është një rregullore e re dhe detyruese e BE-së që sinon reduktimin e mbeturinave të paketimit dhe promovimit të një ekonomie rrethore. Klikoni këtu për faqen e statusit të aplikimit . Parlamenti Evropian dhe shtetet anëtare të BE-së ranë për rregulloren e re në vitin 2024. Ajo zëvendëson Direktivën e mëparshme të Paketimit 94/62/KE dhe do të zbatohet në të gjitha vendet e BE-së. Sipas rregullores, materiale të ndryshme paketimi plastike njëpërdorimëshe do të ndalohen në aeroporte, duke përfshirë mbështjellësin për valixhet dhe çantat – i njohur edhe si mbështjellës bagazhesh.
Burimi i artikullit: https://www.travelbook.de/fliegen/kofferfolie-verboten
Burimi i fotos: https://www.freepik.com/free-photo/travel-suitcase-preparations-packing_17539228.htm#fromView=search&page=1&position=24&uuid=0c1d40d2-9cfe-4923-a5f3-f343bc9462dc&query=wrapping+their+suitcases+with+plastic+wrap+AI