Landi i “West Side Family” është një nga ata miqtë e vërtetë. Ai është shndërruar në shokun më të mirë të Kaltrinës, vajzës së Dr. Florit. Në ditëlindjen e saj, ditën e djeshme, Landi i shkoi surprizë në shkollë dhe momenti i takimit të tyre ishte vërtetë emocionues. Videon e surprizës Landi e postoi në Instagram, duke i dedikuar disa fjalë shumë emocionuese Kaltrinës.
“Gëzuar datëlindjen Kaltrina! Mund të rri nja 7 a 8 vjet duke menduar se çfarë e si të të uroj, por të dy e dimë mirë që s`do të ketë vlerë, sepse fjalët i merr era, por ajo që do të mbetet përjetë do jenë momente si ky i sotmi i krijuar aty për aty që nuk harrohen! Gëzuar për një pafundësi momentesh të tilla dhe mos harro se mund të bësh dhe të bëhesh ç`të duash ti!”, shkroi Landi me shumë dashuri.
Komente miqsh e emrash të njohur kanë vërshuar më pas!
Link: https://www.instagram.com/p/BOW07YjBJr8/?taken-by=landifornia&hl=en