Jonida Maliqi flet për largimin nga “Ferma Vip 3”: Ankthi dhe vështirësitë e përshtatjes, arsyet e vendimit
Këngëtarja Jonida Maliqi ka sqaruar arsyet e largimit të saj të papritur nga “Ferma Vip 3”, duke i dhënë fund aludimeve që qarkullonin në rrjet.
Artistja u largua pas mesnatës, ndërsa në një reagim të saj publik, tregoi se përjetoi vështirësi të mëdha gjatë qëndrimit në reality show. Sipas saj, përshtatja me ambientin dhe bashkëjetesa në kushte të kufizuara ishte një sfidë e fortë për karakterin e saj.
Maliqi zbuloi se izolimi, prania e vazhdueshme e kamerave dhe mungesa e gjumit ndikuan ndjeshëm në gjendjen e saj emocionale, duke përjetuar edhe ankth dhe atak paniku.
“Ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme, por shumë e vështirë për mua. Kam dashur të largohem që në 24 orët e para, por qëndrova për respekt”, u shpreh ajo.
Këngëtarja shtoi se hyrja në spektakël kishte si qëllim sfidimin e vetes dhe jo fitoren, ndërsa theksoi se mbeti gjithmonë autentike gjatë qëndrimit të saj.
Gjithashtu, ajo pranoi se nuk arriti të krijojë lidhje të forta me shumicën e banorëve, përveç një raporti më të afërt me Vanesën.
Në fund, Maliqi tha se kishte marrë vendimin për t’u larguar dhe se gjithçka ishte një reflektim i brendshëm, i ndikuar edhe nga vizita e nënës së saj.
Burimi:https://www.instagram.com/jonidamaliqi/?hl=en
Foto:https://www.instagram.com/jonidamaliqi/?hl=en