Paraditja do të dominohet nga mot i kthjellët dhe temperatura të buta në pjesën më të madhe të vendit. Në zonat bregdetare termometri pritet të arrijë deri në 26°C, ndërsa në qytetet e ulëta temperaturat do të luhaten mes 24 dhe 28°C.
Pasditja mund të sjellë shtim të vranësirave në zonat verilindore dhe juglindore, ku nuk përjashtohen reshje të shkurtra lokale. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa deti paraqitet i qetë.
Moti mbetet kryesisht i ngrohtë dhe me diell. Temperaturat do të shënojnë një rritje të lehtë, sidomos në ultësirën perëndimore. Në disa zona malore priten reshje të izoluara gjatë orëve të pasdites, por pa probleme të konsiderueshme.
Kushtet atmosferike favorizojnë fundjavat në natyrë, udhëtimet dhe aktivitetet turistike, veçanërisht përgjatë vijës bregdetare.
Burimi;https://meteoalb.com/category/parashikimi-motit/
Foto; Freepik.com