Home ShowBiz Përplasje e re në “Ferma VIP”, Moza Ahmeti ironizon Sara Karajn: “Dërgoji të fala burrit”
Përplasje e re në “Ferma VIP”, Moza Ahmeti ironizon Sara Karajn: “Dërgoji të fala burrit”
0

Përplasje e re në “Ferma VIP”, Moza Ahmeti ironizon Sara Karajn: “Dërgoji të fala burrit”

0
0

Tensionet në “Ferma VIP” nuk kanë të ndalur. Pas debateve të shumta të ditëve të fundit, një tjetër përplasje ka ndodhur mes Sara Karajt dhe Mimoza Ahmetit, duke sjellë sërish atmosferë të rënduar brenda fermës.

Shkak për debatin janë bërë komentet ironike të Mozës ndaj Sarës, ku shkrimtarja ka bërë batuta lidhur me mënyrën si Sara shfaqet dhe sillet në fermë. Gjatë bisedës, Moza nuk ka kursyer thumbat, duke ironizuar edhe anën sensuale dhe erotike të Sarës.

“Dërgoji të fala burrit”, i është drejtuar Moza me ironi, koment që ka tensionuar menjëherë situatën mes tyre.

Sara nuk e ka pritur mirë deklaratën dhe ka reaguar e revoltuar ndaj komenteve të banores, ndërsa debati ka vijuar me tone të larta edhe për disa minuta. Banorët e tjerë janë përpjekur të qetësojnë situatën, por përplasja mes dy vajzave duket se ka lënë pasoja në marrëdhënien e tyre.

Publiku në rrjetet sociale ka reaguar menjëherë pas transmetimit të debatit, ku komentet janë ndarë mes atyre që mbështesin Sarën dhe atyre që mendojnë se Moza po përdor ironinë për të provokuar qëllimisht banorët.

Mesa duket, dinamika brenda “Ferma VIP” po bëhet çdo ditë e më e fortë dhe konfliktet mes banorëve po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje.

Burimi;https://www.instagram.com/p/DYsHf-TtV-p/?hl=en
Foto;
 https://www.instagram.com/p/DYsHf-TtV-p/?hl=en