Home ShowBiz Deklarata “epike” e Mimoza Ahmetit për Eduart Grishajn bëhet virale, reagon Arbana Osmani
Deklarata “epike” e Mimoza Ahmetit për Eduart Grishajn bëhet virale, reagon Arbana Osmani
0

Deklarata “epike” e Mimoza Ahmetit për Eduart Grishajn bëhet virale, reagon Arbana Osmani

0
0

Një moment spontan në “Ferma VIP” ka pushtuar rrjetet sociale dhe protagonistja kësaj here ishte Mimoza Ahmeti. Poetja dhe konkurrentja e reality show-t ka surprizuar publikun me deklaratat e saj për Arbana Osmanin dhe bashkëshortin e saj, regjisorin Eduart Grishaj.

Teksa bisedonte me fermerët në oborr, Mimoza pranoi se dikur kishte pasur paragjykime për Arbanën, por se mendimi i saj kishte ndryshuar plotësisht gjatë këtij rrugëtimi në spektakël.

“Kam pasur paragjykime, por ka filluar të më pëlqejë shumë. Shumë e mirë,” – u shpreh ajo.

Megjithatë, vëmendjen më të madhe e mori komenti për Eduart Grishajn. Me stilin e saj të drejtpërdrejtë dhe pa filtra, Mimoza e quajti regjisorin “ëndërr”.

“Edhe ai burri i vet jo që është… ëndërr! Shumë, shumë profesionist, shumë i mirë,” – tha ajo mes të qeshurave, duke shkaktuar reagime të menjëhershme te banorët dhe publiku online.

Videoja u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale dhe nuk mungoi as reagimi i çiftit. Eduart Grishaj e ripostoi momentin në Instagram me humor, duke shkruar: “E kapa prime-in dhe unë”, ndërsa Arbana Osmani reagoi po aq sportivisht me komentin: “Hahahha ondërr! Vdiqa”.

Burimi;https://www.instagram.com/arbanao/?hl=en

Foto; https://www.instagram.com/arbanao/?hl=en