Ola reagon ashpër pas komenteve për fejesën me Adionin: “E zyrtarizoj lidhjen pa prova dhe pa frikë”
Ish-banorja e “Ferma VIP”, Ola, ka reaguar publikisht pas komenteve dhe debateve të shumta që pasuan spektaklin e fundit, ku u diskutua lidhja e saj me Adionin dhe vendimi i tyre për ta zyrtarizuar marrëdhënien në një kohë relativisht të shkurtër.
Gjithçka nisi pasi Adioni hyri si surprizë në fermë për të kaluar disa momente me banorët, ndërsa raporti i tij me Olën u bë sërish pjesë e diskutimeve në studio dhe në rrjetet sociale. Komentet që e cilësonin lidhjen e tyre si një “fejesë të shpejtë” duket se kanë shtyrë ish-fermeren të japë versionin e saj të ngjarjeve.
Përmes një reagimi të gjatë në Instagram, Ola tregoi se ishte zgjuar mes qindra mesazheve që komentonin jetën e saj personale dhe vendosi t’u përgjigjej kritikëve pa doreza.
“U zgjova me plot mesazhe që komentonin situatën mbrëmë në ‘Prime’… ‘Fejesë e shpejtë’, thanë. E di që jeni mësuar t’i bëni provën para, të bëni edhe ca fëmijë e pastaj të ndani mendjen nëse do të martoheni apo jo. Por unë jam rritur ndryshe, me atë mentalitetin që ju po mundoheni ta lini në hije dhe ta përdorni si ofendim ndaj nesh”, shkroi ajo.
Më tej, Ola theksoi se nuk ka asnjë problem të zyrtarizojë lidhjen me personin që dashuron, duke nënvizuar se vendimet e saj nuk ndikohen nga opinionet e të tjerëve.
“Po! Unë me njeriun që dua e zyrtarizoj lidhjen pa frikë, pa prova dhe pa ndikime të jashtme”, u shpreh ajo.
Në reagimin e saj nuk munguan as tonet ironike, teksa iu drejtua atyre që komentojnë vazhdimisht zgjedhjet e saj personale. Ola theksoi se respekton mënyrën se si të tjerët zgjedhin të jetojnë jetën e tyre dhe pret të njëjtin respekt për vendimet e saj.
“Jetoni jetët tuaja si të doni, unë nuk komentoj martesat tuaja, se po ta bëja do më nxirrnit përbindësh, ashtu si herën e parë. Dashuri për të gjithë ju që më mbështesni”, përfundoi ajo.
Me këtë deklaratë, Ola duket se ka mbyllur çdo debat rreth marrëdhënies së saj me Adionin, duke bërë të qartë se nuk ndihet e detyruar të justifikojë ritmin me të cilin po ecën historia e tyre e dashurisë. Reagimi i saj ka ngjallur menjëherë diskutime në rrjet, ku një pjesë e ndjekësve kanë mbështetur qëndrimin e saj, ndërsa të tjerë kanë vijuar debatet mbi mënyrën se si çiftet e njohura zgjedhin të jetojnë marrëdhëniet e tyre.
Burimi;https://www.instagram.com/iamolaelee/
Foto;https://www.instagram.com/iamolaelee/