Home ShowBiz “A nuk po blen më like?” Elijona Binakaj i përgjigjet me ironi ndjekësit
“A nuk po blen më like?” Elijona Binakaj i përgjigjet me ironi ndjekësit
0

“A nuk po blen më like?” Elijona Binakaj i përgjigjet me ironi ndjekësit

0
0

Elijona Binakaj, ish-finalistja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP Kosova”, vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale, ku postimet e saj shpesh shoqërohen me reagime të shumta nga ndjekësit.

Së fundmi, ajo ka ndarë një postim në Instagram, ku përveç komenteve pozitive, nuk kanë munguar as ngacmimet ironike. Një ndjekës i është drejtuar me pyetjen: “Xume, a s’po blen më like a?”.

Elijona nuk e ka lënë komentin pa përgjigje, duke zgjedhur t’i kthehet me humor dhe ironi.

“Jo bre, m’u kanë harxhu paret e finales, s’po kom mo. A po m’i blen ti?”, ka shkruar ajo.

Përgjigjja e saj është pritur pozitivisht nga ndjekësit, të cilët kanë vlerësuar mënyrën spontane dhe sportive me të cilën ajo e ka menaxhuar komentin.

Pas përfundimit të “Big Brother VIP Kosova”, Elijona po shijon një periudhë të mirë, ndërsa vazhdon të ndajë momente nga përditshmëria dhe lidhja e saj me Klodian Mihajn.