Selin Bollati dhe Gimbo, një nga çiftet më të komentuara që u krijuan gjatë “Big Brother VIP Albania 5”, kanë festuar pesë muaj nga nisja e lidhjes së tyre.
Dyshja ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale momente nga përvjetori i vogël, duke treguar atmosferën e ngrohtë të krijuar për këtë ditë të veçantë. Në pamjet e publikuara shihet një tortë me qiri, ndërsa çifti e ka shoqëruar festën me një dedikim të ëmbël.
“Duke krijuar kujtime së bashku”, shkruhej në postimin e tyre, duke lënë të kuptohet se marrëdhënia mes Selinit dhe Gimbos po vijon me të njëjtin afrim edhe pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Romanca e tyre nisi gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP Albania”, ku afrimi mes të dyve tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut. Në fillim, raporti i tyre u pa me dyshime nga një pjesë e ndjekësve, të cilët mendonin se mund të ishte ndikuar nga dinamika dhe rrethanat e spektaklit.
Megjithatë, pas përfundimit të programit, Selin dhe Gimbo kanë treguar se raporti i tyre ka vazhduar edhe larg kamerave. Ata janë shfaqur herë pas here pranë njëri-tjetrit dhe kanë ndarë momente nga përditshmëria në rrjetet sociale.
Festimi i pesëmujorit< duket se është një tjetër dëshmi se çifti po e shijon këtë etapë të marrëdhënies së tyre, duke krijuar kujtime të reja së bashku.