Beyoncé ka dhuruar 1 milion dollarë për të mbështetur ndihmën humanitare në Kolumbi, pas tërmetit të fuqishëm që goditi rajonin e Chocó më 10 gusht.
Lajmi është bërë i ditur nga Parkwood Entertainment, kompania e saj, e cila njoftoi se fondet do t’u kalojnë organizatave që po veprojnë në terren. Donacioni synon të sigurojë ushqime dhe materiale për strehim për komunitetet më të prekura nga tërmeti me magnitudë 7.4 ballë.
Tërmeti shkaktoi dëme të mëdha në zonë, duke lënë qindra viktima dhe mijëra familje pa banesa. Sipas raportimeve të Associated Press, të paktën 312 persona humbën jetën dhe rreth 29 mijë banesa u shkatërruan në rajonin e prekur.
Me këtë gjest, Beyoncé i bashkohet artistëve të tjerë që kanë ofruar ndihmë për Kolumbinë. Shakira ka premtuar 1.25 milionë dollarë për rindërtimin e shkollave të dëmtuara, ndërsa Karol G ka kontribuar me 1.2 milionë dollarë për familjet e prekura përmes fondacionit të saj.
Burimi;https://www.prnewswire.com/news-releases/beyonce-to-make-a-personal-1-million-dollar-donation-to-organizations-in-colombia-to-aid-with-relief-efforts-following-the-recent-earthquake-302859706.html
Foto;https://www.instagram.com/beyonce/?hl=en