Home ShowBiz Meda rrëfen jetën mes koncerteve, familjes dhe shoqërisë: “Shikoj shumë filma”
Meda rrëfen jetën mes koncerteve, familjes dhe shoqërisë: “Shikoj shumë filma”
0

Meda rrëfen jetën mes koncerteve, familjes dhe shoqërisë: “Shikoj shumë filma”

0
0

Këngëtari i njohur Meda ka ndarë disa detaje nga jeta e tij personale dhe profesionale gjatë një bisede në emisionin “Kafe në Lab”.

Artisti, i cili vazhdon të jetë shumë i kërkuar në mbrëmje muzikore dhe koncerte, u ndal te angazhimet e shumta që ka pasur së fundmi. Ai theksoi se koncertet kanë qenë të suksesshme dhe se kontakti me publikun mbetet një nga pjesët më të bukura të profesionit të tij.

Përtej skenës, Meda tregoi se përpiqet të gjejë gjithmonë kohë për familjen. Megjithatë, ai pranoi se nuk heq dorë as nga momentet argëtuese me shoqërinë, duke zgjedhur herë pas here edhe “zhurmën” dhe atmosferën e bukur me miqtë.

Një tjetër pasion i tij janë filmat. Këngëtari zbuloi se shikon shumë filma, një mënyrë që e ndihmon të çlodhet pas ritmit të ngarkuar të koncerteve dhe udhëtimeve.

Burimi;https://www.youtube.com/watch?v=eibqsTpmOzI

Foto;https://www.youtube.com/watch?v=eibqsTpmOzI