Home ShowBiz Olsa Muhameti zbulon pse e ka lidhur jetën dhe karrierën me Kosovën prej tre vitesh
Olsa Muhameti zbulon pse e ka lidhur jetën dhe karrierën me Kosovën prej tre vitesh
0

Olsa Muhameti zbulon pse e ka lidhur jetën dhe karrierën me Kosovën prej tre vitesh

0
0

Producentja Olsa Muhameti ka treguar arsyen pse prej tre vitesh ka zgjedhur ta zhvillojë një pjesë të rëndësishme të jetës dhe karrierës së saj në Kosovë.

E pyetur nga një ndjekës në Instagram se përse punon në Kosovë dhe jo në Shqipëri, ajo sqaroi se gjithçka nisi nga një mundësi e madhe profesionale: drejtimi i formatit “Big Brother” në Klan Kosova.

“Si fillim sepse Klan Kosova më dha mundësinë të bëj Big Brother! Të vija në Kosovë ishte sakrificë që ia vlente, se s’ka më lart se të bësh Big, e unë duhet ta bëja këtë hap të madh në karrierë”, u shpreh Muhameti.

Sipas saj, bashkëpunimi me Klan Kosovën u krijua natyrshëm dhe rezultoi shumë i suksesshëm, pasi ajo gjeti një ambient ku ndihej e respektuar, e kuptuar dhe e vlerësuar.

“Pastaj këtu bashkëpunimi u ngjiz shumë mirë, u respektuam, u kuptuam, gjeta veten në Klan”, vijoi producentja.

Olsa Muhameti tha se me kalimin e kohës nisi të pëlqente gjithnjë e më shumë Kosovën, ndërsa ajo që në fillim dukej si një angazhim i përkohshëm është kthyer në një qëndrim trevjeçar.

“Pastaj nisi të më pëlqente Kosova dhe ja kam hyrë në vitin e tretë këtu! S’do e kisha besuar në fillim se do rrija kaq gjatë”, ka thënë ajo.

Sa i përket jetës sentimentale, producentja ka preferuar të mos japë detaje. Edhe pse ndjekësit kanë ngritur pikëpyetje nëse pas lidhjes së saj me Kosovën qëndron edhe një arsye zemre, Olsa ka bërë të qartë se arsyeja kryesore për këtë hap ishte karriera dhe mundësia që i ofroi Klan Kosova.