0
0
Mediat kanë nisur të shkruajnë sot rreth një fejese të mundshme të Noizyt. Sipas suplementit të “Gazeta Shqiptare”, “Bluetooth”, thuhet se e dashura e tij jeton në Francë dhe se gjithë familja e reperit ka shkuar ta takojë atje. Flitet për një fejesë të afërt të artistit, por që të gjitha mbeten në kuadrin e thashethemit. Vetë Noizy e ka mbajtur jetën personale larg vëmendjes së publikut dhe në këtë mënyrë e ka fituar dashurinë të gjithëve vetëm për shkak të artit që bën. Në lidhje me këto lajme që po qarkullojnë, reperi nuk ka reaguar ende.