Home Aktualitet Trump pushon 80 ambasadorë pa pasur ende zëvendësues
Trump pushon 80 ambasadorë pa pasur ende zëvendësues
0

Trump pushon 80 ambasadorë pa pasur ende zëvendësues

0
0

Britanikja “The independent” ka shkruar mbrëmjen e djeshme se Trump ka pushuar 80 ambasadorë të Amerikës pa pasur ende zëvendësues për ta. Presidenti Trump ka urdhëruar që çdo ambasador, që është emëruar nga Barack Obama të lëjë zyrën në mesditën e 20 Janarit.

Skuadra e tij e tranzicionit ishte shprehur se nuk do të kishte përjashtime për askënd që do të dëshironte ta zgjaste periudhën, pas ditës së Inagurimit, në ndryshim kjo nga Presidentët e tjerë. Përjashtime nuk do të kishte as për ambasadorët me fëmijë të vegjël.
U pushuan kështu 80 ambasadorë në shtete të ndryshme e për çështje të ndryshme, përfshirë edhe ambasadorin për çështjet globale të grave. Si rezultat kanë mbetur pa ambasadorë vende si Gjermania, Britania e Madhe dhe Kanadaja që janë aleatë të rëndësishëm, sikundër edhe vende në të cilat marrëdhëniet e shteteve janë delikate.

Gruaja e parë e Trump thuhet se ka shprehur interes, për të qenë ambasadore në Republikën Çeke dhe Presidenti i Çekisë ka deklaruar mbështetjen e tij, duke thënë se ata nuk mund të dërgojnë ambasador më të mirë në Pragë.

Burimi i lajmit: http://www.independent.co.uk/news/world/americas/donald-trump-fires-us-ambassadors-no-replacements-a7538256.html

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BRn6mOvAqrf/