0
0
Elia dhe Princ Leka kanë përjetuar një eksperiencë aspak të këndshme. Ata janë përballur me një vajzë e cila pretendonte të zinte vendin e Elias. Ajo ishte e fiksuar pas një takimi me princin dhe arriti t`i hynte në oborrin e shtëpisë. Pas kësaj ngjarjeje çifti e denoncoi dhe gjykata vendosi ta hetonte nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Megjithatë 25-vjeçarja F. B, e theu masën e arrestit kur shkoi në dasmën e çiftit.
Sipas informacioneve të mediave, ditët e fundit gjykata ka dhënë vendimin, duke e dënuar për përndjekje me 6 muaj burg 25-vjeçaren.