Home Aktualitet Nesër nis Panairi Ndërkombëtar i Turizmit dhe Sportit në Prishtinë – Ja çfarë do të gjeni aty
Nesër nis Panairi Ndërkombëtar i Turizmit dhe Sportit në Prishtinë – Ja çfarë do të gjeni aty
0

Nesër nis Panairi Ndërkombëtar i Turizmit dhe Sportit në Prishtinë – Ja çfarë do të gjeni aty

0
0

Në datat 20-21 Prill do të mbahet Panairi Ndërkombëtar i Turizmit dhe Sportit 2017, në Prishtinë. Pra nesër nis edicioni i 14-të, duke paraprirë sezonin turistik dhe shënuar nisjen e tij.

Aktiviteti ka një rëndësi të veçantë në promovimin e turizmit të vendit dhe rajonit.
Agjencitë Kombëtare të Turizmit nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Kosova Lindore e më gjerë, do të ekspozojnë pika të reja turistike. Bashkë me pikat turistike do të ekspozohen rrjedhimisht edhe hotelet, resortet, komplekset turistike, restorantet, apo edhe kompanitë që ofrojnë turizëm shëndetësor, malor, aventurier etj.

Panairi i këtij viti synon të shpalos edhe mundësitë e ndryshme të sporteve rekreative, si sporte që përmbushin tërheqjen ndaj një vendi turistik. Aktivitete të ndryshme sportive si Shah, Xhudo, Çiklizëm, Karate, Ping Pong, e të tjera do të jenë të pranishme.
Disa nga aktivitetet kryesore do të jenë edhe gatimet në kohë reale nga kuzhinierë të njohur ndërkombëtarisht, gatime këto që do të kenë mundësinë të gjithë për t`i shijuar. Konferenca mbi promovimin e turizmit dhe parashtrimit të planeve, strategjive e projekteve, do të jetë pjesë e aktiviteteve në këtë kuadër.

Punimet artizanale nuk do të mungojnë si përherë.

Do të jenë dy ditë të ngjeshura me aktivitete!