Home ShowBiz Çfarë mendon Nexhmije Hoxha për nusen e nipit, Rezarta Shkurtën?
Çfarë mendon Nexhmije Hoxha për nusen e nipit, Rezarta Shkurtën?
0

Çfarë mendon Nexhmije Hoxha për nusen e nipit, Rezarta Shkurtën?

0
0

Ka pasur gjithmonë kuriozitet mbi Rezarta Shkurtën dhe marrëdhënien e saj me njerëzit e bashkëshortit. Një artiste, nuse në familjen e ish-diktatorit do të nxiste gjithmonë kuriozitet rreth marrëdhënieve që do krijonte atje.
Ndërkohë që gjatë intervistave, Rezi ka folur shpesh për marrëdhënien me Ermalin, bashkëshortin, ajo me gjyshen e tij Nexhmije Hoxhën nuk ishte eksploruar ende.

Rezi ka vendosur të flasë në mënyrën më të mirë, përmes një fotoje. Ajo ka stampuar një dedikim që gjyshja e bashkëshortit i ka bërë, në të cilin shkruhej: “Rezarta e dashur, të dhuroj këtë libër me urimet më të mira, për punë të mbarë e lumturi në jetë, bashkë me Ermalin tonë të dashur e Herën e bukur. Të dua fort, Nexhmija”.

Ky dedikim ndodhet në studion e punës së këngëtares, duke nënkuptuar një rëndësi të veçantë për të.

rezi

Burimi i fotos së Nexhmijes: https://www.youtube.com/watch?v=TwHTzxZ-x5k