Home ShowBiz David Beckham nuk di të aktrojë – Fansat e sulmojnë
David Beckham nuk di të aktrojë – Fansat e sulmojnë
0

David Beckham nuk di të aktrojë – Fansat e sulmojnë

0
0

Premiera e filmit “King Arthur” do të shfaqet në datën 19 Maj, por traileri i ka lënë të zhgënjyer fansat e David Beckham. Ata e prisnin me padurim pjesëmarrjen e tij në film për ta parë ish-futbollistin edhe si aktor, por pritshmëritë nuk janë përmbushur.
Thuhet se 42-vjeçari nuk ka mundur të luajë ashtu siç duhet dhe kjo i ka mërzitur fansat. Mendimet kanë qenë gati të njëjta duke shkruar se ai thjesht nuk është për këtë punë. Disa komentues kanë shkruar edhe se për shkak të pranisë së tij në film nuk do ta shikojnë atë.
Kjo nuk do të thotë aspak se u rrëzua miti i tij. Ai vazhdon të jetë i dashur për fansat, vetëm se nuk duhet të aktrojë më, sipas tyre.

Burimi i lajmit: http://www.dailymail.co.uk/tvshowbiz/article-4491164/Fans-SLAM-David-Beckham-social-media-acting.html

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BTb3iDpBGcA/?taken-by=davidbeckham&hl=en