Majlinda Zeka, ish e dashura e Majkit ka festuar sot ditëlindjen e saj të 23-të. Ajo ka qenë gjatë gjithë kohës në prani të mikeve të saj të mira dhe disa foto nga atmosfera i ka ndarë në rrjete sociale. Mediat kanë shkruar rreth mungesës së Majkit në festën e saj.
Ata kishin një lidhje intensive të cilës iu dha fund në nëntorin e vitit që shkoi. Më vonë Majlinda lajmëroi se ishte në pritje të një djali, një shtatzëni për të cilën Majk nuk është prononcuar askund. Pak ditë më parë ishte vetë reperi që ndau një foto me Majlindën dhe të gjithë u bënë akoma më tepër konfuz. Janë apo nuk janë bashkë? Për një moment fansat menduan se çifti ishte rikthyer, ose nuk ishte ndarë asnjëherë. Ndërkohë sot që Majlinda feston, deri në këto momente, ai nuk është është shfaqur.