VIP-at e showbizit shqiptar kanë inaguruar “shtëpinë” e tyre më të re, në një nga zonat më luksoze të Tiranës, pikërisht te “Ambasador 3”. Në datën 24 maj, “Faber Digital” partneri strategjik për “Acromax Media” dhe “ArkivaShqip” për Shqipërinë dhe Kosovën, organizoi një festë sa elegante, aq edhe madhështore në nder të zyrave të reja dhe emrat më të njohur të artit shqiptar e televizionit nuk mund të mungonin. Sapo merr ftesën, e para gjë që shkon në mendjen, sidomos të vajzave, është veshja. Pyetjes torturuese “Çfarë do të vesh?”, i janë përgjigjur në mënyrën më të mirë të mundshme.
Një pjesë prej tyre preferuan të zezën, si ngjyra e elegancës dhe klasit.
Vjollca Haxhiu dhe Silva Gunbardhi zgjodhën të zezën. Silva me fund të zi dhe Vjollca me fustan. Sipas modës, të ngushtë e poshtë gjurit.
Andrra bëri një kombinim mes xhaketës së zezë dhe bluzës rozë pastel me dantellë.
Leonora Jakupi veshi fundin e zi me pala korrenti dhe bluzën gri me një rrip të zi në mes. Një kombinim mes të thjeshtës, elegantes e të bukurës.
Soni Malaj zgjodhi trendin e kohëve të fundit. Fund dhe bluzë në rozë pastel e me disa temina. Thjesht pranverë!
Motrat Gjoni u kombinuan bardhë e zi. Inisi në të bardha dhe Ingriti me të zeza. Elegante si gjithmonë.
A ka vajza më të bukura se këto?!
Burimi i fotove: © Class photography Orsola Mema