Ky ishte një ndër urimet më të veçanta që është bërë ndonjëherë publikisht nga një baba për djalin. Çdo urim që buron nga shpirti është unik, po ka disa mënyra për t`i thënë gjërat që përfshijnë edhe lexuesit e thjeshtë. Të tilla ishin fjalët e Marin Orhanasit, aktorit të “Portokallisë” për djalin, Maidin. Vogëlushi ka ditëlindjen dhe prindërit e tij janë duke ia festuar në pushime. Ai është duke u argëtuar pafund, por asnjë lojë e shëtitje nuk është më e bukur se urimi i të atit.
“Për ty djali im…”, e nisi Marini për t`i renditur më pas një sërë emocionesh e ndjenjash të birit. Nëpër të kishte edhe pak humor si në rastin kur i shkruan: “Për ty ngordh kur më thua se ke bo llafe me mamin”.
Lexojeni me vëmendje secilën shprehje!
https://www.instagram.com/p/BYLJcUYFx5P/Link: https://www.instagram.com/p/BYLJcUYFx5P/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BX-VTlkltwz/?taken-by=marinorhanasi